Lajme

Kosova sërish në Festivalin e Filmit në Sarajevë

07/21/2023 12:02
nga:Mergim Rreci

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Kosova sërish merr pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, me filmin “Fran and Verka; or a usual day in an abandoned village” nga regjisori Sovran Nrecaj.

Edicioni i 29-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë, është një ndër ngjarjet më të mëdha të filmit në rajon, dhe do të zgjasë nga data 11 gusht deri më 18 gusht, fituesit do të marrin trofeun “Zemra e Sarajevës”.

Këtë vit, festivali përfshin 22 premiera botërore.

/GazetaBlic/