Lajme

Kosova së shpejti edhe me një Gjykatë, Albulena Haxhiu tregon detaje

08/10/2023 12:59
nga:N M

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.

Haxhiu tha se në këtë gjykatë do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, shkruan ajo.

Ish-ministri i Pushtetit Lokal: Udhëzimi Administrativ s’kryen punë në Veri, procesi do t’i mbetë në duar Vuçiqit dhe Listës Serbe