Analisti politik Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kosova duhet sa më shpejt të krijoj kushte për zgjedhje lokale në katër komunat në veri.
Pasi Bashkimi Evropian tha se Kosova duhet të ndërrmarrë hapa të mëtutjeshëm për të shtensionuar situatën në veri të vendit, analisti Sadiku tha për Gazeta Blic se Kosova duhet sa më parë t’i krijoj kushtet për zgjedhjet lokale.
Tutje ai tha se shtensionimi do të ndodhte përmes shkarkimit apo dorëheqjes së kryetarëve nga komunat veriore si dhe të dëshmojë gatishmërinë e saj për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Kosova duhet më shpejt të krijoj kushte për zgjedhje lokale, përmes shkarkimit apo dorëheqjes së kryetarëve nga komunat veriore, si dhe të dëshmoj gatishmerinë e saj për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh Sadiku për Gazeta Blic.

Zëdhënësi i Qeverisë- BE-së: Çfarë po kërkoni më shumë nga Kosova?


