Sporti

Kosova rikthehet tek fitorja, Muriqi realizon katër gola, San Marino kënaqet me një

06/01/2021 19:50
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë ndeshje shkëlqeu “bomberi” i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi katër herë në portën e San Marinos.

Muriqi realizoi dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 27’të, e pastaj në të 45’tën.

Ai realizoi poashtu me të filluar pjesa e dytë dhe në të 76’tën.

Tomassini realizoi golin e vetëm për San Marinon. Kjo kombëtare nuk kishte shënuar qe dy vite, por Tomassini e theu akullin.

/GazetaBlic Sport