Analisti Halil Matoshi i ka reaguar ashpër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit pasi Kosova shënoi rënie për 24 pozita në indeksin e lirisë së shtypit të Press Freedon in Eurpe.
“Po Albin – po shënon progres – porse në drejtim t’gabuet. Derisa më 2023-2024 Qeveria angazhohej me zbehë besueshmëninë e medias në publik përmes “të vërtetave zyrtare”, sivjet Qeveria dhe eksponentë të partisë që ishte në pushtet kanë vepru aktivisht me paditë SLAPP kundër medive e gazetarëve”, shkruan Matoshi.
Ai tutje thotë se Kurdi do mbahet mend për paditë SLAPP, padi këto që bëhen me qëllim frikësimin e intimidimin e gazetarëve.
“SLAPP-et, janë Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike – janë padi që nuk synojnë me kërkue drejtësi, por me frikësue e me i shterue burimet e me i hesht kritikët.
Qe Zotni Slbin Kurti me çka ki me u majtë mend, në kujtesën kolektive të gazetarëve dhe publikut të vëmendshëm”, sqaron Matoshi.
Ai citon RSF-në ku thotë se “liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar, paditë e trillume publike por jo para gjykate, qasja e pamjaftueshme në informacionin publik dhe rreziqet serioze për sigurinë e gazetarëve”.
“Organizata vuni në pah se gazetarët në Kosovë janë nji objektiv i vazhdueshëm i sulmeve politike dhe kritikoi miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarun të Medias, i cili lejon politikën të ndikojë në këtë organ. Kjo renditje e vendit âsht ma e ulëta në dhetë vjetët e fundit”, shkruan Matoshi i cili kritikon Kurtin që vetën e cilëson si progresistë.
“Qeveria dhe partia jote përndjek gazetarët me segmente parapoitike, intimidon, kercënon, rrezikon jetët e gazetarëve, tue i vu në rresht me Serbinë e Vučić-in? Albin, shteti qe ti po e drejton ende – paligjshëm – mas dy legjislaturave të Kuvendit të shpërndame, âdht shndrru në anmik të lirisë! A ja vlen Albin?”, përfundon Matoshi.


