Kosova luan sot ndeshjen e rradhës të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” ndeshjen e tretë të UEFA Nations League të Ligës C do ta luajnë përballë, Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Kosovës hyn në këtë takim nga një fitore në udhëtim ndaj Qipros dhe një humbje në shtëpi ndaj Greqisë.
Kujtojmë që te Kosova do të mungojnë, Aro Muric dhe Aliti për shkak të kartonave të kuq, kurse edhe Edon Zhegrova nuk pritet të jetë në dispozicion të Alain Giresse për shkak të një lëndimi të marrë gjatë stërvitjeve.
/GazetaBlic Sport/


