Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas pranimit nga Kosova të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, duke falënderuar Turqinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, raporton GazetaBlic.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS.Ky sistem u kontraktua me prodhuesin shtetëror turk të armatimit, Roketsan.
Sipas Maqedoncit, këto sisteme janë pjesë e kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës.OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe objektiva të fortifikuara ushtarake.
“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional.” thuhet në njoftimin e Maqedoncit.
Kosova pranon sistemet raketore anti-tank OMTAS, Maqedonci ndan detaje


