Lajme

“Kosova po futet në kolaps institucional e politik, e nga pranvera e ardhshme mund të arrijë edhe kolapsi financiar”

08/05/2025 20:44
nga:Genita C

Analisti Burim Ramadani paralajmëron për “hapa gjigant drejt kolapsit” në Kosovë, duke theksuar se amullia politike dhe institucionale po kërcënon sigurinë kombëtare, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se tërheqja e parashtresës nga Presidentja dhe paqartësitë që ajo vetë përmendi në konferencë, po thellojnë mosbesimin ndaj institucioneve.

Ramadani paralajmëron se Kosova po shkon drejt kolapsit institucional, politik dhe financiar, duke përmendur si shembuj refuzimin e Kryeministrit për t’u paraqitur në Prokurori dhe mos-dekretimin e Kryeprokurorit nga ana e Presidentes.