Kombëtarja e Kosovës në basketboll përballet sonte me kombëtaren e Zvicrës.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për parakualifikimet evropiane të Kupës së Botës 2027, prej të cilave Kosova synon të dalë sa më mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Dardanët’ i pret një punë e vështirë sonte pasi do të kenë punë me ekipin “Helvetik”, i cili i ka dy fitore nga po aq takime.
Kurse, Kosova e ka një fitore e një barazim, njëjtë si Azerbajxhani, kurse Irlanda i ka dy humbje.
/GazetaBlic Sport/