Lajme

Kosova për herë të parë si shtet donator në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim

03/24/2025 15:15
nga:G B

Kosova për herë të parë ka marrë pjesë si shtet donator në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim, në mbledhjen e fundit për rimbushjen e fondit të IDA-s.

Kështu ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm.

“Kosova për herë të parë, ka marrë pjesë si shtet donator në mbledhjen e fundit për rimbushjen e fondit të IDA-s, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetësisë dhe të imazhit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.