Sporti

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”

07/26/2024 21:05
nga:E K

Sot po mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Në mesin e shteteve botërore që parakaluan në këtë ceremoni ishte edhe Kosova, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova ishte shteti i 99’të që bëri parakalimin, teksa flamurin e shtetit e mbajtën Nora dhe Akil Gjakova.

Kujtojmë që Donjeta Sadiku nesër nis rrugëtimin e saj në boks drejt medaljes potenciale olimpike.

/GazetaBlic Sport/