Sporti

Kosova para sfidës vendimtare, “Dardanët” kërkojnë vetëm fitoren ndaj Rumanisë

06/16/2023 08:07
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e radhës.

“Dardanët” e zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Rumanisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Me vetëm 2 pikë pas 2 ndeshjeve, Kosova kërkon vetëm pikët e plota ndaj rivalit direkt për pozitën e dytë, me Rumaninë që është momentalisht në atë pozitë me 6 pikë.

Elbasan Rashani do të mungojë për shkak të lëndimit, kurse Edon Zhegrova poashtu është në dyshim për takimin që fillon në ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/