Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.
Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill, derisa në lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë listë nuk figurojnë dy lojtarët e FC Prizrenit, Lirigzon Elshani dhe Andi Sadriun.
Andi Sadriu luan si qendërsulmues, kurse Lirigzon Elshani ka pozitën e qendërmbrojtësit. Dy lojtarët pavarësisht paraqitjeve të mira nuk u ftuan nga Kosova U-17 për këto dy ballafaqime miqësore.
Por, të dy lojtarët në fjalë, Elshani dhe Sadriun kanë pranuar një ftesë nga FSHF.
Kombëtarja e Shqipërisë U-17 ka ftuar lojtarët në fjalë për grumbullimin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport


