Lajme

“Kosova nuk duhet të tërhiqet nga vendimi për targat”

09/28/2021 14:49
nga:Q R

Njohësi i politikës së jashtme, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike e Politike, duke komentuar takimin i cili do të realizohet nesër mes dy kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia, në Bruksel, vlerëson se është e vështirë që të gjendet ndonjë zgjidhje në këtë takim. Sipas tij, BE-së si sponzorisuese e negociatave i takon që t’u ofroj diçka palëve për t’u afruar ato drejt një kompromisi, shkruan Gazeta Blic.

Fetahu në një prononcim dhënë për ‘Gazeta Blic’, thotë se Kosova dhe Serbia ende kanë pozita diametralisht të kundërta sa i perkete kësaj çështje.

“Besoj që kryefjala e këtij takimi do jetë tensioni i krijuar në veri dhe reciprociteti për targat. Besoj që palët Kosova dhe Serbia ende kanë pozita diametralisht të kundërta sa i perkete kësaj çështje. Marrë parasysh këtë e shoh të vështirë të gjendet një  zgjidhje që në këtë takim. Besoj që në këtë rast i takon edhe BE-së si sponzorisuese e negociatave qe t’i ofroj diçka palëve për tu afruar ato më pas drejt një kompromisi”, thotë ai.

Sipas tij, qëndrimi i palës Kosovare sa i përket targave duhet të jetë i njëjtë.

“Qëndrimi i palës Kosovare sa i përket targave duhet të jetë i njëjtë, pra, duhet të këmbengulë në reciprocitet sipas marreveshjes së nënshkruar. Por, me anë të negociatave duhet të tentoj të gjej zgjidhje për largimin e barrikadave të vendosura në veri. Dhe çdo minimum kompromisi që mund të arrihet duhet të jetë i bazuar me një rezultat të prekshem në terren e që është zhbllokimi i lëvizjes së lirë”, deklaron ai.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Tensionet në veri, Kosova dhe Serbia nesër takohen në Bruksel