Sporti

Kosova nuk dorëzohet në pjesën e parë – luan pa gola me Zvicrën

11/18/2023 21:34
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës.

Kosova ka arritur që pjesën e parë ta mbyllë pa gola pavarësisht dominimit total të zviceranëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Zvicra kishte tërë kohën iniciativën duke rrezikuar kohë pas kohe portën e Visar Bekajt.

Ndërkohë Kosova rastin më të mirë e pati me Elbasan Rashanin kur ky i fundit gjuajti me kokë pak centimetra jashtë portës së Yann Sommer.

/GazetaBlic Sport/