Sporti

Kosova ngritet për dy pozita në renditjen e UEFA-s pas fitores së Dritës

11/28/2025 14:58
nga:Mergim Rreci

Paraqitjet pozitive të Dritës në Conference League po sjellin të mira edhe për futbollin kosovar.

Si rezultat i kësaj fitoreje, Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 35-të në listën e UEFA-s, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” triumfuan me shifrat 1 me 0 ndaj Shkëndijës, me golin që realizoi Arb Manaj.

Aktualisht ‘Intelektualët’ mbajnë vendin e tetë me 8 pikë dhe do të ishte jashtëzakonisht pozitive nëse do të qëndronte brenda 8 pozitave të para në fund të fazës së parë.

Kjo sepse automatikisht do të përfitonte edhe 1 milionë euro, ku 400 mijë euro jepen për përfundimin në një nga tetë vendet e para. Në anën tjetër edhe 800 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin 1/8.

/GazetaBlic Sport/