Lajme

Kosova nesër feston Ditën e Çlirimit, këto janë aktivitetet që pritet të marrë pjesë Osmani

06/11/2023 20:05
nga:Genita C

Nesër shteti i Kosovës feston Ditën e Çlirimit.

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Fillimisht Osmani në orën 08:30, do të bëj homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Pas homazheve tek varri i Rugovës, Osmani në orën 08:40, bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:30, Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.