Opinion

Kosova në rrezik nga bandat kriminale serbe dhe bandidët e “Vrangelit” të dërguar nga Rusia

06/10/2023 12:07
nga:Muhamet Kelmendi

Kosova dhe qeveritë e deritashme kanë bërë gabime jashtezakonish të mëdha.

Ne raport me Serbine iu qasen gabimisht dialogut dhe gradualisht rreshqiti çështja, duke bërë Serbine palë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

1. Filloi dialogu teknik dhe u shëndërrua ne dialog politik.

2. Me këtë dialog u nënshkruan marrëveshje të ndryshme teknike dhe politike, deri edhe statusore, si organizimi i minoritetit serb.

3. Nëpërmjet marrëveshjeve u dëmtua shumë Republika.

a. U futën në pushtet të Republikes, forcat e pushtetit paralel serb dhe rojet e ures në polici të Kosovës.

b. U krijua Gjykata e Apelit ne Mitrovicën e Veriut dhe prokuroritë pothuajse të pavarura serbe.

c. U nenshkruan dy marrëveshje per Asociacionin serb dhe u ndërtuan shumë komuna serbe, madje edhe me disa qindra veta.

4. Vazhdoj cështja me dialog me shtetin serb për organizimin politik të minoritetit serb në Kosovë, duke krijuar subjektin politik kriminal “Listen Serbe”.

5. U ndërtua një pushtet dhe një Kuvend që në çështjet vitale pa 2/3 e votave të deputeteve serb nuk nxirren vendime në Kuvend.

6. Po lejohen veprime kriminale dhe kontrabaniste në veri të Kosoves, kuptohet te organizuara nga Qeveria e Serbise.

7. U krijuan me tolerim shume grupe kriminale dhe u kryen shume aksione te rrezikshme ne veri te Republikes.

Natyrisht se ka edhe shume çështje qe Republika e Kosoves kundruall Serbise ka gabuar.

Rreziku nga bandat kriminale serbe eshte rritur.

Ne veri te Kosoves dhe ne Serbi jane derguar ushtare profesioniste nga Rusia, me emerin “Vrangel”.

Duket se ato jane stacionuar brenda ne Kosove, në shume qeveri lokale, deri edhe ne atë qendrore.

Kuptohet se shteti duhet te veproje. Masat kerkohet te drejtohen kryesisht kundër “Listes Serbe”, pushtetit lokal dhe atij qendror.

Prapa nuk duhet lejuar as policinë lokale dhe ate në veri te Republikes se Kosoves.

Ka shume gjyqtare dhe prokuror serbe në Kosove qe punojne per Serbi etj.

Kudo duhet te hetohen dhe te kapen elementet spiun, kriminal dhe kontrabandist e terrorist serbe.

Serbise duhet t’i i ndërpriten fijet e krimit në Republikes e Kosovës.