Vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar përfaqësuesit të Lartë Borrell që të dorëzojë raportin e tij vlerësues për hapat që Kosova ka ndërmarrë për shtensionimin e gjendjes në veriun e saj, përmes së cilit mund të vendosin për hejqen e masave ndëshkuese.
Raporti pritet të bëhet publik të martën megjithëse ende nuk ka një shenjë nëse Borrell do të rekomandojë heqjen e masave. Ka një drojë në meisn e diplomatëve në Bruksel se Borrell mund të përfshijë në raport edhe zhvillimet e tjera dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova me mbylljen e institucioneve financiare serbe si dhe kërkesat për hapjen e urës mbi Ibër.
Por, deputetët e mazhorancës në Kosovë, thonë se presin që masat ndaj Kosovës të hiqen me prezantimin e raportit të Borrell, pavarësisht se Qeveria kishte shprehur rezervat e saj prej kohësh.
Deputeti Agon Batusha tha se institucionet i kanë përmbushur kërkesat e BE-së sipas marrëveshjes së Bratisllavës.
“Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret që BE-ja ka kërkuar, ne organizuam zgjedhje në veri edhe pse ato u bojkotuan ne obligimin tonë e kemi kryer pasi që zgjedhjet ishin të rregullta por që qytetarët serb vendosën të mos dalin në këto zgjedhje kjo nuk është problem i qeverisë…”, tha Batusha për rtv21.
Që prej një viti Kosova është nën masat e Bashkimit Evropian dhe ekonomistët në vend kanë folur për një varg pasojash që ato kanë sjellë për vendin. Një raport i Borrell ishte planifikuar të dorëzohej më herët por ai u shty për shkak të veprimeve të policisë së Kosovës në veriun e vendit. Të paktën 6 filiale të Bankës Kursimore postare të Serbisë u mbyllën dhe u konfiskuan mbi 1.6 milionë euro. Këto veprime thuhet se do të përfshihen në raport të Josep Borrell i cili do t’i prezantohet Komisionit Evropian.
Batusha nuk pajtohet me kritikat e e BE-së. Ai thotë se BE-ja ka një tendencë të kritikoj çdo veprim të institucioneve të vendit
“ Komunat në veri të banuara me shumcië serbe për qeverinë dhe institucionet tona janë vetëm disa nga 38 komunat e Kosovës dhe qeveria ka të drejtë të ndërhyjë të veproj sipas ligjshmërisë së vendit edhe shpronësimet edhe mbyllja e institucioneve financiare u bënë në përputhje me ligjin…”
Masat e BE-së iu vunë Kosovës pas zhvillimeve në pjesën veriore të vendit që çuan në përshkallëizm të situatës. Të pakjtën 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në një përplasje me protestues serbë që kundërshtuan vendosjen në objekte komunale të kryetarëve të zgjedhur shqiptarë, nën përcjelljen e policisë së Kosovës.