Kosova pati një përfaqësim të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi siguruan dy medalje të arta për shtetin e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky është një sukses fantastik për Kosovën e cila mori pjesë në garat olimpike vetëm për herë të dytë në historin e saj si shtet.
Pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, tani Kosova me këto 2 medalje të reja në ‘Tokio 2020’ ka gjithsej 3 medalje të arta olimpike.
Në ‘Tokio 2020’ Kosova zuri vendin e 42’të në ranglisten e shteteve më të dekoruara me medalje olimpike.
Kosova la pas shtete të fuqishme si Ukraina, Portugalia, Austria, India, Egjipti e të tjera.
Më e dekoruara në këto Lojëra Olimpike ishte SHBA me 113 medalje olimpike prej tyre 39 të arta, 41 të argjenta dhe 33 të bronzta, e pasuar nga Kina me 88 medalje, dhe Japonia me 58 medalje olimpike.



/GazetaBlic Sport/


