Sporti

Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Suedisë

10/09/2021 18:50
nga:E K

Kosova ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh minimal ndaj Suedisë.

Kombëtarja vendase ka kaluar në epërsi falë një penalltie të fituar pas një prekje me dorë nga Hadergjonaj, shkruan GazetaBlic Sport.

Forsberg e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.

Ai ishte i saktë nga 11-metërshi duke dërguar topin pas shpinës së Aro Muric në minutën e 29’të të takimit.

Rastin më të mirë për Kosovën e pati Elbasan Rashani i cili goditi afër shtyllës pas një kundërsulmi mirë të organizuar nga Milot Rashica.

/GazetaBlic Sport/