Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, përmes një mesazhi nga Deçani ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe qëndresës si vlera themelore të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai e përshkroi Deçanin si simbol të sakrificës, punës dhe fitores, duke nënvizuar se ky qytet ka qenë gjithmonë pjesë aktive e historisë së vendit.
Haradinaj tha se AAK synon lidership që bashkon qytetarët pa dallime dhe se Kosova ka nevojë për dinjitet, unitet dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.


