Lajme

Kosova ndihmon Shqipërinë në kërkimin e turistit lituanez që u zhduk më 5 shtator

10/19/2024 12:59
nga:Sh R

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se me datë 13 tetor pas një thirrje nga autoritetet shqiptare, kanë vazhduar kërkimin e turistit lituanez që ishte zhdukur me datë 5 shtator 2024.

Ky kërkim, siç njofton ShKShMK është bërë në koordinim të ngushtë me Policinë e Shqipërisë, megjithatë pavarësisht kërkimeve , nuk është hasur në ndonjë gjurmë.

Si pasojë, janë pezulluar kërkimet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritetet përgjegjëse.