Sporti

Kosova nderon Fadil Vokrrin, fitore ndaj Irlandës së Veriut në tempullin që mban emrin e tij

06/09/2022 22:39
nga:Mergim Rreci

Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Irlandës së Veriut.

“Dardanët” kanë triumfuar me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Vedat Muriqi shkëlqeu në këtë takim, duke realizuar dy gola. Fillimisht shënoi në minutën e 9-të, kurse golin e dytë e gjeti në minutën e 52-të.

Golin tjetër e shënoi Zymer Bytyqi, pas një asistimi perfekt nga Milot Rashica, i cili poashtu bëri një paraqitje shumë pozitive.

Për Irlandën e Veriut, Lavery dhe Ballard i shënuan golat, por që mysafirët kishin edhe dy raste shumë të mira në fund të ndeshjes.

Kjo fitore ka shumë vlerë për “Dardanët”, pasi që tashmë kanë 6 pikë nga 3 ndeshje, duke mos e humbur hapin me Greqinë e vendit të parë.

/GazetaBlic Sport/