Sporti

Kosova mposhtet nga Jordania në “Fadil Vokrri”

11/10/2021 19:51
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 0:2.

Mysafirët fituan takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me golat e Faisal dhe Al Daradreh, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i parë në këtë duel ka ardhur pas 18 minutave lojë nga Faisal, kurse goli i fitores nga Jordania u shënua krejt në fund, kur Al Daradreh realizoi pas 82 minutave lojë.

Lojtarët e Jordanisë ishin mjaft cinik, pasi nga katër rastet që kishin nga loja, arritën të shënojnë dy herë në portën e Aro Muric.

Ndërkohë, ‘Dardanët’ kishin shumë më shumë raste, por goditjet e Muriqit, Vojvodës, Rashicës, Zhegrovës, Rrahmanit nuk shkuan në rrjetë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e Primozh Glihas, por që nuk përfundoi ashtu siç trajneri dëshiroi…

/GazetaBlic Sport