Sporti

Kosova mposhtet në udhëtim ndaj Greqisë

06/12/2022 22:43
nga:E K

Ka përfunduar dueli mes Greqisë dhe Kosovës, ndeshje e vlefshme për Ligën C të Kombeve.

Kosova u mposht në udhëtim ndaj Greqisë me rezultat minimal 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Atmosfera në Volos të Greqisë nuk ishte aspak miqësore. Tifozët grekë përdorën drita laserike në fytyrë për të shpërqëndruar “Dardanët”, madje edhe duke hyrë në fushë kur edhe takimi u ndal për 5 minuta pas golit të vendasve.

Golin e parë në duel e shënoi, Giakoumakis në minutën e 70’të të takimit.

Greqia shënoi edhe golin e dytë në minutën e 99’të të takimit në portën e zbrazët pasi edhe portieri, Aro Muric kishte dal në sulm.

/GazetaBlic Sport/