Kosova ka arritur fitore në ndeshjen miqësore ndaj Maltës.
Dardanët fituan me rezultat minimal 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Kosovën golat i shënoi, Milot Rashica.
Së pari në minutën e 19’të të takimit dhe golin e dytë në minutën e 85’të.
Kurse golin e vetëm për Maltën e shënoi, Dimech në minutën e 46’të.
Kosova arriti fitoren e dytë rradhazi pasi në takimin e parë miqësor e mposhti edhe San Marinon me rezultat 4-1.
/GazetaBlic Sport/


