Sporti

Kosova mëson sot kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024

10/09/2022 08:57
nga:Mergim Rreci

Sot do të tërhiqet shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.

Kosova dhe Shqipëria do të njohin kundërshtarët, me të cilët do të përballen në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Kosova është pozicionuar në vazon e katërt, me Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjinë, Luksemburgun dhe Ishujt Faroe.

Në anën tjetër, Shqipëria është e pozicionuar në vazon e tretë të shortit së bashku me Ukrainën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Republikën e Irlandës, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar në kohë reale për këtë ngjarje.