Përfaqësuesja e Kosovës në henboll ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatin Evropian.
Në shortin e hedhur sot pasdite në Kopenhagë të Danimarkës, Kosova fillimisht ishte në grup të njëjtë me Serbinë, por për arsye politike ky short nuk u lejua, shkruan IndeksOnline.
Herën e dytë shorti bëri që Kosova të jetë në grup së bashku me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën.
Dy të parët në grup kualifikohen në Euro 2026 e po ashtu katër kombëtaret më të mira prej tetë grupeve sa janë gjithsej.Ndeshjet zhvillohen prej tetorit të këtij viti deri në maj të vitit të ardhshëm.