Sporti

Kosova me sy nga ndeshja tjetër e grupit, shpresat për një dështim të Rumanisë

10/15/2024 11:51
nga:Mergim Rreci

Kosova përballet sot me kombëtaren e Qipros në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ kanë objektiv vetëm fitoren në këtë takim, por do të jenë me sy edhe nga përballja tjetër e grupit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen tjetër, Lituania e sfidon Rumaninë e vendit të parë, me shpresat tona për një dështim të kombëtares së drejtuar nga Mircea Lucescu.

Takimin e parë e kishte fituar Rumania me rezultat 3 me 1, por që Lituania kishte treguar paraqitje fantastike deri në momentet e fundit, atje ku më pas pësoi dy gola dhe e humbi atë ndeshje.

Një dështim i Rumanisë do të ishte lajm shumë i mirë për ‘Dardanët’, të cilët më pas do të përballeshin me këtë kombëtare më 15 nëntor.

/GazetaBlic Sport/