Lajme

Kosova me progres ekonomik, Agusholli për deklaratën e Von der Leyen: Tregues i qartë se Qeveria është e përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm

09/03/2024 18:57
nga:Genita C

Ursula von der Leyen ka përmendur Kosovën si njërin nga tre shtetet që kanë bërë më së shumti progres ekonomik në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

E për deputetin e VV’së, Gramos Agusholli ky është një tregues i qartë i punës që Qeveria ka bërë për avancimin e ekonomisë.

“Ky është një tregues i qartë i punës që është bërë për të avancuar ekonominë e vendit tonë. Rritja ekonomike, e mbështetur nga investimet e huaja direkte që kanë arritur shifrën prej 705 milionë euro, dëshmon se në ekonomi është bërë një punë kryesisht e mirë”, tha Agusholli.

Sipas Agushollit, ky nuk është mesazh veç për opozitën, por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Unë gjithmonë kam besuar se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, dhe se nuk është ‘rocket science’ me e drejtu potencialin ekonomik kah e mbara, vetëmse është dashtë me punu pak më ndershëm. Ky mesazh është i rëndesishëm për qytetarët dhe jo vetëm opoziten dhe tregon se qeverisja, pavarësisht sfidave, ka qenë e përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm”, tha Agusholli për GazetaBlic.

Von der Leyen përmend Kosovën në Forumin e Bledit: Reformat ekonomike të saj po sjellin përfitime

Lekaj kërkon që Qeveria të japë llogari për deklaratat rreth rritjes ekonomike, thotë se janë të pasakta