Sporti

Kosova me paraqitje të mirë, merr një pikë ndaj Izraelit

03/25/2023 19:54
nga:E K

Kosova ka nisur sot ciklin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2024” ndaj Izraelit.

“Dardanët” barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim në stadiumin “Bloomfield Stadium” në Tel-Aviv, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova ishte e para që shënoi gol me anë të një autogoli të Dasa të shënuar pas pasimit që Rashica dërgoi në drejtim të Muriqit në minutën e 36’të të takimit.

Rashica shënoi për të tundur për të dytën herë rrjetën e izraelitëve në minutën e 49’të, por goli i tij u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.

Në minutën e 56’të Peretz ishte ai që barazoi shifrat në 1-1 për epilogun përfundimtar të këtij takimi.

/GazetaBlic Sport/