Kosova dhe Islanda takohen sonte në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve.
Kosova kërkon avancimin në Ligën B, e cila do të ishte një arritje e madhe, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.
Dueli i parë luhet sonte në Prishtinë, ndërsa ai i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës, shkruan GaztaBlic Sport.
Bazuar tek forma e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit, ‘Dardanët’ kanë dukshëm formë më pozitive, duke fituar 4 prej tyre, kurse si humbje me rezultat zyrtar 3 me 0, është regjistruar ndeshja ndaj Rumanisë.
Në anën tjetër, Islanda ka vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit, duke humbur 3 prej tyre. Një fitore e ka në ndeshjen e parafundit ndaj Malit të Zi, kurse ka barazuar poashtu me Uellsin, 2 me 2.

/GazetaBlic Sport/


