Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Gjeorgji – Kosovë.
Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i vetëm në 45 minutat e parë u shënua nga lojtari i Gjeorgjisë, Davit Khocholava.
Khocholava e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 18’të pas një dueli me Vedat Muriqin i cili po mundohej të shfrytëzonte harkimin e Valon Berishës për të realizuar gol.
Me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë e takimit.
Gjeorgji – Kosovë 0:1.
/GazetaBlic Sport/


