Sporti

Kosova lufton fuqishëm, por në fund mposhtet nga Turqia

06/24/2023 15:25
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës në Beach Volley, femrat, tregoi paraqitje dinjitoze në ndeshjen e tretë të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, por nuk arriti të parandalojë disfatën kundër Turqisë.

Dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari, e drejtuar nga trajnerja Vildane Zeneli pësoi nga ekipi turk, me rezultat 2-0 (24:22, 21:14), përcjell GazetaBlic Sport.

Kosovaret treguan paraqitje të mirë, sidomos në setin e parë, por nuk arritën të parandalojnë disfatën. Bilanci për vashat tona pas tre ndeshjeve të para është dy humbje dhe një barazim.

/GazetaBlic Sport.