Ka përfunduar pjesa e parë e duelit mes Kosovës dhe Greqisë.
Pjesa e parë e duelit që po zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të Ligës së Kombeve ka përfunduar me avantazhin e mysafirëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi kapiteni i Greqisë, Bakasetas në minutën e 35 të duelit.
Kosova kishte posedimin e topit dhe në fillim e nisi mirë, ku kishte rast me Zenelin e Zhegrovën – megjithatë nuk arritëm të shfrytëzojmë rastet.
/GazetaBlic Sport/


