Sporti

Kosova kërkon një tjetër krenari nga xhudoja, Loriana Kuka synon një tjetër medalje historike

07/28/2021 14:07
nga:Mergim Rreci

Xhudistët e Kosovës kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar medaljet e arta, kurse Akil Gjakova dhe Majlinda Kelmendi kanë treguar paraqitje solide, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy medaljet e arta të fituara vazhdojnë ta mbajnë vendin tonë në mesin e shteteve më të mira dhe tashmë nesër po kërkohet edhe një tjetër e tillë.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka do të zbres në takami mëngjesin e nesërm me kohën tonë lokale.

Ajo do të luftojë rreth orës 05:00, atje ku do të kalojë direkt në raundin e dytë pasi që raundin e parë e kalon pa luftë.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar vazhdimisht që nga fillimi i luftës së saj të parë, duke shpresuar që në fund do të triumfojë plotësisht.

/GazetaBlic Sport/