Sporti

Kosova kërkon fitoren e madhe në Suedi, mijëra shqiptarë pritet të jenë në shkallët e stadiumit

10/09/2021 08:14
nga:Mergim Rreci

Kosova do të përballet sot me Suedinë në kualifikueset e Kupës së Botës.

“Dardanët” kanë udhëtuar dje për në Stokholm, atje ku synohet vetëm rezultati pozitiv edhe pse do të jetë vështirë ndaj një kundërshtari siç është Suedia, shkruan GazetaBlic Sport.

Prej fillimit të javës përfaqësuesja është përgatitur në Kosovë për ndeshjen e vështirë ndaj Suedisë. Grupi i lojtarëve është kompletuar vetëm të enjten.

Megjithatë, një motiv shtesë për futbollistë e Kosovës pritet të vjen nga tribunat, atje ku një numër jashtëzakonisht i madh i “Dardanëve” do të jenë prezentë në stadium, me shqiptarët që jetojnë në Suedi që kanë siguruar biletat e tyre për këtë takim prej kohësh.

Suedia është në vendin e dytë pas katër ndeshjeve me 9 pikë, kurse Kosova në vendin e katërt me 4 pikë.

Ndeshja Suedi – Kosovë, zhvillohet të shtunën në orën 18:00.