Sporti

Kosova kampione, Visar Ejupi MVP i “U18 European Challenger”

08/08/2021 22:58
nga:M K

Kosova ka fituar turneun për gjeneratën U18, të titulluar “European Challenger”.

Dardanët në finale mposhtën bindshëm Luksemburgun, për t’u kurorëzuar kështu me titullin e më të mirit, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, MVP i turneut u shpallë pikërisht një lojtar kosovar, gjegjësisht Visar Ejupi.

Djaloshi nga Rahoveci për të cilin skuadra nga “Mizahir Isma” po investon shumë në të, me paraqitje të mira ia doli që ta fitojë epitetin e lojtarit më të mirë të kompeticionit.

/GazetaBlic/