Lajme

Kosova “kampione” bote sa i përket të prekurve me koronavirus

08/28/2021 15:55
nga:M K

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar më së shumti infektimeve me Covid-19 në një milion  banorë në botë.

Këtë e konfirmoi edhe gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Kelmendi gjithashtu shpërndau edhe grafikun ku shihet renditja e shteteve me numër më të lartë të të infektuarve, ndërsa siç edhe mund ta shihni, Kosova është “kampione bote”.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kosova në 24-orëshin e fundit ka regjistruar më së shumti infektime me Covid-19 për një milion banorë në botë.
Boll rezistoi Gjeorgjia tash e disa ditë, por ne ishim më të vendosur. Sot Kosova e shkelmoi në vend të tretë Gjeorgjinë dhe përfundimisht doli e para në botë.
Dhe jemi vendi i cili vetëm një muaj më parë shihte politikanët – të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, këtyre qytetarëve që po vdesin çdo ditë – duke u shtyer në Kuvend se meritë e kujt është fitorja ndaj virusin.
Popullin e shohin si dele, s’kanë faj! ?

/GazetaBlic/