Lajme

Kosova ka modelin më të mirë në procesit të fiskalizimit, model ky i qëndrueshëm dhe i suksesshëm!

09/24/2021 15:37
nga:Gazeta Blic

Krijimi dhe forcimi i institucioneve të Kosovës, ndër vite ka vënë bazat themeltare të funksionimit si shtet. Në gjithë këtë proces, një nga elementet më të rëndësishme ka qenë stabiliteti financiar dhe ekonomik i vendit. Kësisoj, procesi i fiskalizimit, që nisi në vitin 2010-të, u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të këtij stabiliteti financiar.

Fiskalizimi edhe sot vazhdon të mbetet fushë me rëndësi të posacme, pikërisht për të ruajtur këtë stabilitet financiar dhe për më tepër, për t’i ndihmuar edhe vet bizneset që të kenë funksionim afatgjatë, konform normave ligjore por edhe të rrisin biznesin e tyre dhe partneritetin me palët e tjera.

Për rëndësinë e posedimit të një arke fiskale, ose në terma të përgjithshëm përfundimit të procesit të fiskalizimit, u diskutua edhe të enjtën në emisionin Ekonomia n’Fokus, ku të ftuar ishin Valentina Bytyqi Sefa nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Skender Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Por si ka shkuar i gjithë procesi që nga nisja e tij në vitin 2010. Nga ATK thonë se fillimisht janë ndarë tri grupe të bizneseve, si bizneset e mëdha, kategoritë e mesme dhe ato të vogla.

“Totali i bisneseve të cilat janë fiskaluzuar që nga fillimi i projektit të fiskalizimit janë dikun 36.049 bisnese. Krahas kësaj që nga fillimi i procesit të fiskalizimit kemi instaluar dikun mbi 48.000 paisje elektronike fiskale tek bisneset ndërsa aktualisht i kemi aktive dikun 45.245 paisje elektronike fiskale”, ka thënë Valentina Bytyqi Sefa nga Adminitrata Tatimore e Kosovës.

Sa i përket funksionimit të këtij sistemi fiskal, konform rregulloreve ekzistuese, nga ATK thonë se janë duke punuar, bashkë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, për përgatitjen e gjeneratës së re të arkave fiskale one – demand të cilat janë shumë më të sofistikuara. Do të thotë raportimin e të dhënave e bëjnë online, tek softverët e ATK-së dhe mundësia e kontrollimit të tyre është më e shpejtë.

Për Skender Krasniqin nga Oda e Afarizmit të Kosovës, mundësia për fiskalizim aktualisht është shumë më e favorshme meqenëse kompanitë që ofrojnë këto pajisje tashmë po ofertojnë cmime të ulëta.

“Ne në Odën e afarizmit në pikën e parë të strategjisë tonë e kemi luftimin e informalitetit, kjo bëhet me fiskalizim, me rritjen e fiskalizimit edhe me rritjen e deklarimeve sepse në këtë mënyrë atëherë dallohen bisneset e rregullta prej jo të rregullta, dhe bisneset jo të rregullta janë ato që e dëmtojnë tregun edhe e kanë pru në një gjendje jo të mirë të tregut, si rezultat i kësaj është interes i joni që të kemi fiskalizim më të madh që të rritet më shumë” tha Skender Krasniqi.

Në këtë emision u diskutua edhe për rëndësinë e kontrolleve në terren dhe u përmend fakti që situata me Covid 19, ka ndikuar dukshëm edhe në funksionimin normal të këtij institucioni, karshi këtij aspekti, por edhe ka ndikuar te bizneset dhe në të hyrat e tyre.
Në këtë emision u përmend edhe rëndësia e stabilitetit ligjor dhe normativ që e rregullon procesin e fiskalizimit, me theks të posacem avancimin e këtij sistemi, mbi këto norma ligjore, në mënyrë që procesi të përfundoj me sukses.

Kosova është model i mirë, për qëndrueshmërinë e këtij procesi, krahasuar me vendet e tjera. Avancimi i mëtutjeshëm i tij, është bazë e përmbylljes së suksesshëm të këtij procesi.