Sporti

Kosova – Irlanda, përfundon pjesa e parë

09/24/2026 21:32
nga:Mergim Rreci

Përfundon pjesa e parë, Dardanët dominues!
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e përballjes mes Kosovës dhe Irlandës, me rezultatin 0-0.

Dardanët e kanë dominuar fraksionin e parë të ndeshjes, duke treguar më shumë iniciativë, kontroll të topit dhe rrezikshmëri në sulm.

Megjithatë, pavarësisht dominimit, Kosova nuk arriti ta gjejë golin në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë pritet të sjellë edhe më shumë emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët do të kërkojnë golin e avantazhit.

/GazetaBlic Sport/