Kosova luan sot ndeshjen e rradhës të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” ndeshjen e tretë të UEFA Nations League të Ligës C do ta luajnë përballë, Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Kosovës hyn në këtë takim nga një fitore në udhëtim ndaj Qipros dhe një humbje në shtëpi ndaj Greqisë.
Irlanda e Veriut është në pozitën e 54-të në ranglistën e FIFA-s, kurse Kosova renditet në vendin e 107-të.
/GazetaBlic Sport/


