Kosova vazhdon të ketë edhe më tutje në fuqi mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, madje edhe kur je vetëm.
Përveç kësaj, një tjetër dobësi shihet edhe ora policore, e cila me propozimin e ri, kërkohet të shtyhet për dy orë të tjera, duke e lënë nga ora 00:00 deri në orën 05:00, përcjell GazetaBlic.
Por, si qëndron puna në vendet e rajonit dhe jo vetëm. Është interesant se disa prej tyre nuk kanë pasur asnjëherë orë policore, siç është rasti me Kroacinë e Bullgarinë.
Shqipëria e Serbia nuk kanë orë policore momentalisht, teksa maska është obligim vetëm në ambiente të mbyllura.
Më poshtë edhe të dhënat për nëntë shtete, të siguruara nga AKK-ja.
1. Bullgaria- Maskat vetëm stafi i lokaleve në ambient të mbyllur – Nuk ka orë policore, për më tepër nuk ka pasur asnjëherë
2. Kroacia- Maskat vetëm në ambient të mbyllur – Nuk ka orë policore, për më tepër nuk ka pasur asnjëherë
3. Shqipëria- Maskat vetëm në ambient të mbyllur – Nuk ka orë policore
4. Serbia- Maskat vetëm në ambient të mbyllur – Nuk ka orë policore
5. Mali i Zi- Maskat vetëm në ambiente të jashtme – Nuk ka orë policore.
6. Maqedonia e veriut- Maskat vetëm në ambient të mbyllur – Nuk ka orë policore
7. Moldavia- Maskat vetëm në ambient të mbyllur – Nuk ka orë policore
8.Rumania- Për momentin maskat nuk janë obligative – Për momentin nuk ka orë policore.
9. Sllovenia- Maskat obligative në ambient të mbyllur – Nuk ka orë policore