Lajme

“Kosova i ka humbur aleancat në rajon e botë, për shkak të arrogancës së Kurtit e Osmanit”

11/23/2022 18:30
nga:G B

Analistja Zana Avdiu, ka thënë se Kosova i ka humbur të gjitha aleancat në botë dhe rajon, për shkak të arrogancës së Kurtit dhe Osmanit, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rëndësinë e aleancave e tregon më së miri lufta në Ukrainë, ku Rusia ka mbetur e vetmuar, ndërsa Ukraina po e fiton luftën kundër saj, për shkak të aleancave të shumta që ka.

Ajo ka pyetur se çka mund të bëjë Kosova pa mbështetje, me 200 ushtarë e 300 policë.

Postimi i saj i plotë:

Sa kane rendesi aleatet dhe perkrahja e shteteve tjera, e tregon me se miri rasti i Rusise dhe Ukraines. Ukraina nje shtet i varfer, me nje ushtri shumfish me te dobet se Rusia, eshte tu e fitu luften perballe Rusise. Pra, faktori kryesor pse Ukraina po e fiton luften jane aleancat e shumta.

Po, Kosova me 200 ushtare e 300 police cka mundet me ba, nese nuk ka mbeshtetje nga askush?

A po e shihni Kosova pervec qe nuk po gjene aleate ne Perendim me veprimet e fundit, ajo nuk po gjene perkrahje as ne rajon. Nuk po perkrahet as nga shteti shqiptar, as nga Mali i Zi qe ka kryeministrin shqiptar, dhe as nga Maqedonia qe ka ministrin e jashtem shqiptar dhe me nje qeveri pro-shqiptare.

Gjithe keto aleanca si ne bote, si ne rajon, Kosova i ka humbe per shkak te arrogances se Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.