Lajme

Kosova i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar në Taskforcën e Emigracionit

03/09/2024 18:57
nga:Y I

Kosova i është bashkuar Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në Taskforcën e Përbashkët të Emigracionit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postim në Facebook nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Në njoftim thuhet se Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Kosova përballen me sfida të përbashkëta të emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare.

Pjesë e takimit ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Kosova përballen me sfida të përbashkta të emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare. Kjo ishte arsyeja përse Kosova iu bashkua Taskforcës së Përbashkët të Emigracionit, e cila ndihmoi në reduktimin e kalimeve të barkave të vogla në Mbretërinë e Bashkuar me 94%, vitin e kaluar. Ne jemi te gatshëm të punojmë së bashku”, thuhet në postimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.