Kosova sonte luan ndaj Guineas.
“Dardanët” do rë përballen me Guinean sot me fillim nga ora 17:00 në kuadër të ndeshjeve miqësore. Ky ballafaqim do të zhvillohet në Antalya të Turqisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kosova hyn në këtë duel pas dy fitoreve radhazi, ndaj San Marinos (4:1) dhe ndaj Maltës (2:1).
Ndërkohë, Guinea vjen nga një barazim ndaj kombëtares së Turqisë, 0-0.
Në ndeshjen e sotme, shumë lojtarë nga Superliga do të luajnë, me ç’rast edhe do të kenë shansin e artë të dëshmohen para Challandesit.
/GazetaBlic Sport


