Sporti

Kosova e zhvillon sot ndeshjen e fundit kualifikuese në ‘Euro 2024’

11/21/2023 08:25
nga:Mergim Rreci

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Bjellorusinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është e fundit në këtë cikël eliminator për Kosovën dhe i takon Grupit I kualifikues, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë përballje, “Dardanët” futen pas një serie pozitive, ku në tri ndeshjet e fundit, kanë regjistruar dy fitore dhe një barazim.

Edhe ndaj Bjellorusinë, Kosova do të ketë mungesa të rëndësishme në përbërje, ndërsa aktualisht, kanë tubuar 11 pikë pas 9 ndeshjeve të luajtura në këto kualifikime dhe zë vendin e katërt në grup. Bjellorusia është e parafundit në grup me 9 pikë të mbledhura.

Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/