Lajme

Kosova, e para në botë për numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19 për kokë banori

08/26/2021 17:33
nga:M K

Në Kosovë vazhdon të rëndohet situata me pandeminë COVID-19.

Bazuar në statistikat sipas numrit të popullësisë, Kosovë tani është e para për numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Me këtë shifër, Kosova ka lënë pas SHBA-në, Indinë e Brazilin.

Kjo shifër llogaritet duke numëruar rastet e reja të infektimeve me COVID-19 në 100 mijë banorë.

Në faqen botërore të statistikave, Kosova është radhitur e para në listë me numrin më të madh të rasteve të reja.

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjisturar edhe 18 viktima e 2 mijë e 295 raste të reja me COVID-19.