Në Kosovë vazhdon të rëndohet situata me pandeminë COVID-19.
Bazuar në statistikat sipas numrit të popullësisë, Kosovë tani është e para për numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19.
Me këtë shifër, Kosova ka lënë pas SHBA-në, Indinë e Brazilin.
Kjo shifër llogaritet duke numëruar rastet e reja të infektimeve me COVID-19 në 100 mijë banorë.
Në faqen botërore të statistikave, Kosova është radhitur e para në listë me numrin më të madh të rasteve të reja.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjisturar edhe 18 viktima e 2 mijë e 295 raste të reja me COVID-19.